Prishtina e konfirmon largimin e Egbos, e falënderon për punën e deritanishme
Klubi i Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar largimin e Emmanuel Egbos.
Klubi kryeqytetas e ka falënderuar për punën e deritanishme, derisa i uron suksese në rrugëtimin e ardhshëm.
“Falënderojmë për punën e deritanishme të kryetrajnerit, Emannuel Egbo dhe trajnerit, Eldiano Topi me të cilët ka përfunduar afati kohor i marrëveshjes dhe FC Prishtina, futbollistët dhe i tërë stafi u dëshiron sukses në vazhdim të karrierës”, shkruhet në postimin e klubit.
Postimi i plotë:
Egbo erdhi te Prishtina në fund të muajit tetor, teksa kishte 33 ndeshje zyrtare në krye të skuadrës.
Nga këto ndeshje, ai kishte arritur 14 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje.
Prishtina me Egbon përfundoi sezonin në vendin e pestë në tabelë, ndërsa po ashtu u shpallën edhe fitues të Superkupës së Kosovës, duke e mposhtur Ballkanin në finale.
Ndërsa, kur jemi te finalet, Prishtina u mposht para pak ditësh nga Ballkani në finalen e Kupës së Kosovës, vetëm pas penalltive.