HomeAktualePrishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike komunale për pastrimin

Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike komunale për pastrimin

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se kryeqyteti do të krijojë një ndërmarrje të re publike komunale për pastrimin, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave.

Rama ka thënë se aktualisht Prishtina bart barrën kryesore të Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, në të cilën përfshihen edhe Obiliqi, Fushë Kosova, Lipjani, Podujeva dhe Drenasi.

Sipas tij, sistemi aktual nuk po arrin t’u përgjigjet më nevojave të kryeqytetit. “Që nga viti 2024, Hekuran Murati nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me KfW-në për investimin prej 74.1 milionë euro në sistemin e pastrimit dhe menaxhimit të mbeturinave. Kryeqyteti i ka përmbushur obligimet e veta. Dokumentet janë tashmë publike. Procesi ka mbetur i bllokuar për një nënshkrim”, ka deklaruar Rama.

Ai ka akuzuar Qeverinë se koston e këtij bllokimi po e paguajnë qytetarët e Prishtinës.

Rama ka bërë me dije se vendimi për krijimin e ndërmarrjes së re është marrë pas një takimi me kryetarët e komunave pjesë e Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, menaxhmentin dhe punëtorët e kompanisë.

“Do ta krijojmë ndërmarrjen e re publike komunale të pastrimit të kryeqytetit. Do të krijojmë kapacitetet tona, të dedikuara për Prishtinën, për një sistem pastrimi funksional, efikas dhe të qëndrueshëm”, ka thënë ai.

Kryetari i Prishtinës ka siguruar punëtorët e kompanisë “Pastrimi” se askush nuk do të mbetet pa punë. “Askush nuk do të mbetet pa punë. Ata do të jenë pjesë e zgjidhjes dhe e sistemit të ri që po ndërtojmë”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, në bazë të Ligjit për kryeqytetin, për krijimin e ndërmarrjes së re nuk nevojitet pëlqimi i Qeverisë. “Qytetarët nuk mund të presin dhe Prishtina nuk mund të mbahet peng. Kur një zgjidhje bllokohet, ne kemi përgjegjësi të krijojmë një tjetër”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se procesi do të vazhdojë me synimin që kryeqytetit t’i sigurohen kapacitetet e nevojshme për pastrimin dhe qytetarëve një Prishtinë më të pastër.

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar sportisten...

Lionel Messi i jep fund karrierës me Kombëtaren e Argjentinës

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, ka tronditur adhuruesit e sportit kuq e zi...

Marrëveshja për presidentin: Cilat janë procedurat dhe a janë numrat?

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut...

IKShPK: Mbi 95 për qind e rasteve me fruth janë te personat e pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për vaksinim kundër...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...