Prishtina ka dhuruar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në Superligën e Kosovës, duke e deklasuar Llapin me rezultatin 4-0, si në lojë ashtu edhe në rezultat.
Kryeqytetasit e nisën ndeshjen furishëm dhe kaluan në epërsi që në minutën e dytë, me Assane Diatta që realizoi për 1-0.
Në pjesën e dytë, Prishtina ishte e pandalshme. Fillimisht Albin Krasniqi e dyfishoi epërsinë, ndërsa Diatta shënoi golin e dytë personal për 3-0.
Për rezultatin përfundimtar 4-0 realizoi Fazlija.
Kështu, Prishtina pas dy ndeshjeve ka dy fitore dhe gjashtë pikë, ndërsa situata te Llapi është alarmante. Podujevasit kanë pësuar tri humbje në tri xhirot e para, me tetë gola të pranuar dhe asnjë të shënuar./Klankosova.tv

