Prishtina bindëse…

Prishtina bindëse…

Sot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Ligës së Parë, Vëllaznimi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale, duke e mposhtur Gjilanin, me rezultat 2:1.

Golat për kuqezinjtë nga Gjakova i shënuan Viktor Kuka dhe Norik Krasniqi, derisa golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Kushtrim Shabani.

Biletën për çerekfinale me mjaft e vështirësi e siguroi skuadra kryesuese e Superligës, Drita, e cila triumfoi ndaj Dukagjinit vetëm pas penalltive.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll pa gola, derisa në serinë e 11-metërshave festoi skuadra e Zekirija Ramadanit, me shifrat 5:4.

Ndërkohë, dy skuadrat tjera të elitës, Llapi dhe Malisheva shënuan fitore në duel me Vushtrrinë, përkatësisht Dinamon, me shifra identike, 2:0.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme u zhvillua në orët e mbrëmjes në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet Prishtinës dhe Suharekës, e ku bardhekaltrit e kryeqytetit shënuan fitore bindëse, me rezultat 4:0. Dy gola i realizoi Gallapeni 79′, 88′, derisa nga një gol shënuan Gnapi 16′ dhe Muja 31′.

1/8 e finales së Kupës së Kosovës – Rezultatet
E martë, 11.02.2025
Trepça-Drenica 0:0, 2:4 pas penalltive

E mërkurë, 12.02.2025
Dinamo – Malisheva 0:2
Llapi – Vushtrria 2:0
Vëllaznimi – Gjilani 2:1
Drita – Dukagjini 0:0, 5:4 pas penalltive
Prishtina-Suhareka 4:0

E enjte, 13.02.2025
12:30 Feronikeli 74-Prishtina e Re
12:30 Ferizaj-Rilindja 1974