Prishtina bëhet me Sektor për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së

Prishtina bëhet me Sektor për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së

Komuna e Prishtinës ka formuar Sektorin për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, e cila do të udhëhiqet nga Sylë Vitia.

Ky i fundit përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Prishtina është komuna e vetme në Kosovë që formon një sektor të tillë.

“Kam kënaqësinë që t’ju njoftoj se nga sot Sektori për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së në komunën e Prishtinës fillon me punën e saj. SÇKDL e UÇK-së është në kuadër të kabinetit të kryetarit të komunës së Prishtinës. Përmes këtij sektori do të përfaqësohen, promovohen dhe realizohen të drejtat e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, të përcaktuara në ligj. Vlen të theksohet se komuna e Prishtinës është komuna e parë dhe e vetme në Republikën e Kosovës e cila ka themeluar sektor të UÇK-së në kuadër të kabinetit të kryetarit, dhe kjo u bë e mundur falë kryetarit, Përparim Rama të cilin e falënderoj”, ka shkruar Vitia.