Prindër të një djali, Halle Bailey dhe partneri i saj i japin fund lidhjes

Prindër të një djali, Halle Bailey dhe partneri i saj i japin fund lidhjes

Aktorja e njohur Halle Bailey dhe partneri i saj DDG janë ndarë pas gati tre vitesh së bashku.

Aktorja e “Little Mermaid” ishte në lidhje me reperin DDG, emri i vërtetë i të cilit është Darryl Dwayne Granberry Jr. që prej fillimit të vitit 2022.

Bailey dhe artisti janë prindër të një djali të quajtur Halo, i cili erdhi në jetë në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Një ditë më parë, është zbuluar edhe arsyeja se pse për të dy ata nuk ishte aspak e lehtë marrja e vendimit për t’i dhënë fund lidhjes. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, artisti shkroi:

Pas shumë reflektimeve dhe bisedave të përzemërta, Halle dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ky vendim nuk ishte i lehtë, por ne besojmë se është rruga më e mirë përpara për të dy ne.

Unë e vlerësoj kohën që kemi kaluar së bashku dhe dashurinë që kemi ndarë. Pavarësisht ndryshimit në marrëdhënien tonë, dashuria jonë për njëri-tjetrin mbetet e thellë dhe e vërtetë.

Halle ende nuk e ka pranuar publikisht ndarjen, por DDG e përfundoi deklaratën e tij duke vënë në dukje se ai dhe Halle synojnë të rrisin vogëlushin e tyre, pasi ai u kërkoi fansave të respektojnë, të mirëkuptojnë gjithçka gjatë kësaj kohe.

Ndërsa fokusohemi në rrugëtimin tonë individual dhe në rolin tonë si prindër, ne vlerësojmë lidhjen që kemi ndërtuar dhe momentet e bukura që kemi ndarë.