HomeSportPrezantohet progresi për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 në Asamblenë e ICMG-së

Prezantohet progresi për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 në Asamblenë e ICMG-së

spot_img

Në Taranto të Italisë po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ku një pjesë e punimeve i është kushtuar edhe përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Gjatë Asamblesë, krahas zgjedhjes së presidentit dhe organeve të reja drejtuese të ICMG-së, do të prezantohet edhe progresi i bërë deri më tani për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

Prezantimin për progresin dhe punët që e presin Kosovën në kuadër të këtij organizimi do ta bëjë ministri për Sport dhe Rini, Blerim Gashani.

Në punimet e Asamblesë po marrin pjesë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), përfshirë presidentin Ismet Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti dhe nënpresidentin Milaim Kelmendi.

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 përbëjnë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive ndërkombëtare që do të organizohen në Kosovë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...