Presidentja udhëton për në Teksas, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë

Presidentja udhëton për në Teksas, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuar atë Amerikës.

Zyra e Presidentes përmes një komunikate ka bërë të ditur se Osmani me ftesë të Qeverisë amerikane do të marrë pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, në kuadër të të cilit do të mbajë fjalim si dhe pritet të zhvillojë takime me homologë nga disa vende afrikane.

Osmani në Teksas do të zhvillojë takim edhe me krerët e shtetit të Teksasit, zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti, zyrtarë të lartë shtetëror të institucioneve amerikane dhe përfaqësues të Kongresit amerikan.