HomeKulturëPresidentja Shiroka Pula vlerëson filmin “DUA” dhe përgëzon regjisoren Blerta Basholli për...

Presidentja Shiroka Pula vlerëson filmin “DUA” dhe përgëzon regjisoren Blerta Basholli për suksesin

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mbrëmë në kinemanë Cineplexx, mori pjesë në shfaqjen e filmit “DUA”, me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, të organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Presidentja e vlerësoi filmin për mënyrën se si e trajton luftën në Kosovë nëpërmjet përvojave dhe botës emocionale të të rinjve.

“Filmat si ky kanë rol jashtëzakonisht të madh në ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e të vërtetës sonë, sikurse edhe në përcjelljen e përvojës së Kosovës te brezat e rinj dhe publiku ndërkombëtar”, është shprehur Presidentja Shiroka Pula.

Në këtë kontekst, Presidentja përgëzoi regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin për realizimin e filmit dhe suksesin ndërkombëtar.

Filmi “DUA” është vlerësuar me çmimin SACD në Festivalin e Filmit në Cannes, në kuadër të programit “Semaine de la Critique”, si dhe me tri çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Historik në Belgjikë.

Lajmet e Fundit

Policia suspendon pesë zyrtarë policorë në Prishtinë dhe Gjilan për dyshime për shkelje ligjore

Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve se më datën...

Protesta në Tiranë: 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të rijnë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim për personat e lënduar gjatë protestës së...

NYT: Shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën

Katie Zacharia, zëdhënësja e re e presidentit Donald Trump, u shkarkua të premten, pasi...

Spiropali letër Ramës për protestën: Jep zgjidhje politike

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...