HomeAktualePresidentja Shiroka Pula mori pjesë në edicionin e 55-të të “Takimeve të...

Presidentja Shiroka Pula mori pjesë në edicionin e 55-të të “Takimeve të Gjeçovit” dhe u nderua me çmimin “Unaza e Katit”

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në 55-vjetorin e manifestimit tradicional të “Takimeve të Gjeçovit” në Zym të Hasit.

Presidentja Shiroka Pula ka thënë se për më shumë se gjysmë shekulli, këto takime kanë ruajtur vlerat e kulturës, dijes dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Ajo ka theksuar se Zymi dhe Hasi kanë një histori të pasur arsimore e kulturore, duke përmendur hapjen e shkollës së parë shqipe në Zym, më 1864, dhe botimin e “Abetares së Zymit”, më 1900. Ndër personalitetet që kjo trevë i ka dhënë kulturës shqiptare, Presidentja veçoi Pjetër Bogdanin, Shtjefën Gjeçovin, Katarina Josipin dhe Anton Pashkun.

Në kuadër të këtij manifestimi, Presidentja Shiroka Pula është nderuar me çmimin “Unaza e Katit”.

Presidentja e ka cilësuar këtë vlerësim si një nder të madh dhe emocion të veçantë. Ajo solli kujtime nga njohja e saj me Katarina Josipin, të njohur si Kati, dhe vlerësoi figurën e saj si aktoren e parë grua që u ngjit në skenën e teatrit shqiptar. Ajo theksoi se emri i Katarinës nuk lidhet vetëm me skenën, por edhe me kulturën dhe traditën shqiptare.

“Kjo unazë do të jetë kujtim për mua, në zemrën time, dhe gjithmonë do të jem krenare që do ta mbaj unazën e saj”, ka thënë Presidentja, duke shtuar se çmimi është veçanërisht domethënës për të, pasi është një nga vlerësimet e para që merr në fillim të mandatit të saj dhe mban emrin e një artisteje ikonike të kulturës shqiptare.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...