HomeAktualePresidentja Shiroka Pula: Le ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat...

Presidentja Shiroka Pula: Le ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson

spot_img

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u mbajt festa tradicionale “Darka e Lamës”.

Me këtë rast, në një fjalë para të pranishmëve Presidentja Shiroka Pula, ka thënë se Darka e Lamës është një traditë që lidh tokën me njeriun, punën me mirënjohjen dhe shtëpinë me mikun.

Ajo më tej tha se në traditën shqiptare, përfundimi i të korrave dhe mbledhja e bereqetit shënonin një moment të veçantë, duke shtuar më tej se pas muajve të punës në ara, familjet dhe fqinjët mblidheshin rreth një tryeze të përbashkët për të shprehur mirënjohjen për frytet e punës.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se kjo traditë na kujton se bereqeti nuk është vetëm fryt i tokës dhe i mundit të bujkut, ai është edhe solidariteti ndërmjet njerëzve dhe zemra e hapur e shtëpisë.

Sipas saj, në traditën shqiptare, shtëpia e të zotit është edhe shtëpia e mikut, prandaj, shtoi ajo, tryeza e shtruar është shprehje e mikpritjes, ndërsa buka e ndarë me të tjerët dëshmon respektin dhe besimin ndaj njeriut, pikërisht këtë vlerë e ruan Darka e Lamës.

Presidentja Shiroka Pula tha se në vitin 2002, Presidenti Ibrahim Rugova e shndërroi këtë traditë në nivel institucional, duke shtuar se kjo festë është simbol i falënderimit për tokën e Kosovës dhe për njerëzit e saj.

Në fund, Presidentja Shiroka Pula tha se le ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson: mirënjohjen, solidaritetin, mikpritjen dhe respektin për punën e njerëzve tanë.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...