HomeAktualePresidentja Shiroka-Pula dekoron senatoren Shaheen dhe kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me...

Presidentja Shiroka-Pula dekoron senatoren Shaheen dhe kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Në takim, Presidentja ka theksuar se Republika e Kosovës e çmon lart mbështetjen bipartizane e të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleates strategjike dhe partneres së pazëvendësueshme.

Në këtë kontekst, Presidentja ka potencuar nevojën e rikthimit të menjëhershëm të Dialogut Strategjik si instrument thelbësor për thellimin e partneritetit strategjik dhe për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

Presidentja ka nënvizuar se synim parësor i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe në këtë rrugëtim. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, ka deklaruar Presidentja Shiroka Pula.

Ajo e ka falënderuar senatoren Shaheen për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj Kosovës. Në veçanti, është vlerësuar qëndrimi i saj në mbështetje të vazhdimit të pranisë ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it. Letra e dërguar Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, është cilësuar si iniciativë shumë domethënëse, duke theksuar se kjo prani ka rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për sigurinë e Kosovës dhe parandalimin e tensioneve në rajon.

Presidentja ka rikujtuar edhe reagimin e vendosur të senatores Shaheen pas agresionit të 24 shtatorit 2023 të Serbisë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe thirrjen e saj për përgjegjësi ndaj autorëve.

Në shenjë falënderimi, Presidentja Shiroka Pula i ka ndarë senatores Jeanne Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe kontributin në forcimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon.

Ndryshe, kjo është dekorata e parë e akorduar nga Presidentja Shiroka Pula që nga marrja e mandatit.

Lajmet e Fundit

Konjufca në Forumin 2000 në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori...

Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin...

Seedorf do të jetë trajneri i ri i Corinthiansit

Ish-mesfushori i njohur, Clarencee Seedorf do të ketë një mision të vështirë, pasi Corinthians...

Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...