Presidentja Osmani dekreton 31 gjyqtarë me mandat fillestar

Presidentja Osmani dekreton 31 gjyqtarë me mandat fillestar

Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar të enjten 31 gjyqtarë me mandat fillestar.

Në ceremoninë e betimit para presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.