
Presidentja: Në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë
Presidentja Vjosa Osmani me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së, ka theksuar se përulen me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.
“Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët. Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së!”, ka deklaruar Osmani.
