HomeAktualePresidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, pret nxënësit që përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën...

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, pret nxënësit që përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës

spot_img

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim nxënësit që përfaqësuan vendin në Olimpiadën Evropiane të Matematikës, një nga garat më prestigjioze për të rinjtë në këtë fushë.

Postimi i saj në ‘Facebook’:

Sot prita në takim nxënësit tanë të jashtëzakonshëm që përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës, një nga garat më prestigjioze për të rinjtë në këtë fushë.

Në këtë garë të nivelit të lartë, vendi ynë u përfaqësua nga gjashtë talente: Ajan Hajrullahu, Lyron Celina, Vesa Xhymshiti, Shpendi Deva, Ari Juniku dhe Lekë Nikçi. Ata dëshmuan përkushtim, dije dhe potencial të madh, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Një urim i veçantë për Ajan Hajrullahun për medaljen e bronzit, si dhe për Lyron Celinën dhe Vesa Xhymshitin për Mirënjohjet e Nderit, arritje që flasin shumë për cilësinë dhe punën e tyre.

Këta të rinj janë dëshmi e qartë se e ardhmja jonë është në duar të sigurta. Suksesi i tyre është frymëzim për të gjithë ne dhe motivim për të vazhduar mbështetjen ndaj arsimit dhe talenteve të reja.

Urime dhe suksese të mëtejshme!

Lajmet e Fundit

Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave ka barazuar 1:1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në...

Guvernatori Ismaili prezanton stabilitetin financiar dhe reformat rregullative të Kosovës në Forumin Ekonomik të Stambollit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë si...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

Përtej subvencioneve: Si të jetojmë në shtëpi më të ngrohta me fatura më të ulëta?

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...