Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës t’i ndalë kërcënimet
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinës të hënën t’i ndalë kërcënimet ushtarake dhe politike, duke thënë se paqja është zgjidhja e vetme dhe se Pekini duhet ta respektojë zgjedhjen e popullit tajvanez.
Lai, duke iu drejtuar turmës pranë zyrtares presidenciale në qendër të Taipeit në fjalimin e tij inaugurues, e përsëriti thirrjen për bisedime me Kinën.
Kina pretendon se Tajvani është territori i saj dhe i ka rritur kërcënimet për ta aneksuar atë me forcë nëse është e nevojshme.
“Unë dua gjithashtu t’i bëj thirrje Kinës të mos e kërcënojë më Tajvanin politikisht dhe ushtarakisht, dhe ta marrë përsipër përgjegjësinë globale për Tajvanin për të punuar zellshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe në rajon, për t’u siguruar se bota nuk frikësohet nga shpërthimi i luftës”, tha ai.