Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar viziton Kosovën

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar viziton Kosovën

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, do të vizitojë Kosovën të dielën.

Kjo me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin që ai e udhëheq.

Bach arrin sot në Kosovë. Krahas tij, Kosovën e viziton edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzano, si dhe president të federata të sporteve ndërkombëtare, dhe personalitete tjera nga sporti botëror.

Me këtë rast, KOK organizon konferencë për media, e cila mbahet të hënën në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, me fillim në ora 12:00.

Në konferencë do të jenë, Thomas Bach, Spyros Capralos, si dhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.