Presidenti i Gjermanisë thotë se nuk do ta përgëzojë Putinin për rizgjedhjen si president të Rusisë

Presidenti i Gjermanisë thotë se nuk do ta përgëzojë Putinin për rizgjedhjen si president të Rusisë

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmer, ka deklaruar se nuk do ta përgëzojë presidentin rus, Vladimir Putin, për rizgjedhjen e tij, tha zëdhënësja e tij për gazetën gjermane Tagesspiegel.

“Nuk do t’i dërgojë asnjë letër Putinit”, citoi gazeta të ketë thënë zëdhënësja Cerstin Gammelin.

“Sot po mendoj për njerëzit në Rusi që po luftojnë për liri dhe demokraci dhe që jetojnë në rrezik të vazhdueshëm nga regjimi i Putinit”, tha Steinmer.

“Ne nuk do t’i harrojmë këta njerëz të guximshëm”, shtoi ai.

Edhe Ministria e Jashtme gjermane më herët kishte thënë se “Pseudozgjedhjet në Rusi nuk janë as të lira e as të drejta, andaj rezultati nuk e befason askënd. Putini është autoritar, ai mbështetet në censurë, shtypje, dhe dhunë”.

Ndryshe, në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në Rusi në vitin 2018, presidenti gjerman kishte uruar Putinin.