Presidenti i Gjermanisë: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE
Presidentja Kosovës Vjosa Osmani, është pritur në takim nga presidenti i Gjermanisë Frank Walter-Steinmeier.
Takimi u zhvillua në Berlin.
Kreu i shtetit gjerman u shpreh se “Gjermania është interesuar për stabilitetit rajonal”.
Steimeier gjithashtu përmendi anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, për çka tha se i mbështet këto dy procese.
Ai me këtë rast pati edhe një porosi.
“Vendi duhet të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme për këtë”, tha ai, raporton Klan Kosova.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Ajo u takua edhe me kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock.