
Presidenti i FFK-së viziton klubet në Durrës, paralajmëron garë të fortë në Ligën e Parë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qëndruar në Durrës, ku ka vizituar disa nga klubet kosovare që po zhvillojnë fazën përgatitore në bregdetin shqiptar, në prag të nisjes së stinorit të ri.
Gjatë kësaj vizite, Ademi ka takuar nga afër skuadrat e Trepçës ‘89, Dinamos, KEK-ut, Istogut, Trepçës dhe Kikës, të cilat po mbyllin përgatitjet para fillimit të garave në Ligën e Parë.
Postimi i tij në Facebook:
Qëndrova në Durrës për vizita te klubet Trepça ‘89, Dinamo, KEK-u, Istogu, Trepça dhe Kika, që po mbyllin fazën përgatitore në bregdetin shqiptar.
Ditë të lodhshme, por vendimtare, pasi në këtë fazë ndërtohet stinori që i pret këto skuadra.
Liga e Parë këtë vit pritet të jetë më e luftuar se kurrë. Çdo ndeshje do të jetë betejë, e çdo pikë do të ketë peshë të madhe.
Pa favoritë, por që vetëm puna, përkushtimi dhe zemra në fushë do ta bëjnë diferencën.
Respekt për lojtarët, trajnerët dhe stafet e këtyre skuadrave që po japin maksimumin për një stinor sa më cilësor e interesant. ⚽💙
#Bashkëpërfutbollin
