Presidenti i FFK-së uron FC Ballkanin

Presidenti i FFK-së uron FC Ballkanin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC Ballkanin pas fitores ndaj Santa Colomas, me rezultat 2:1 në Ligën e Kampionëve, duke shpërndarë postimin e FFK-së.

“Kampioni ynë e nis mbarë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, me fitore si mysafir ndaj Santa Colomas, me rezultat 2:1. Goli i Bernard Karricës në fundin e ndeshjes i solli fitoren portokallezinjve në “Estadi Nacional” të Andorras, pasi në pjesën e parë Lindon Emerllahu kishte shënuar për shifrat 1:1. Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët suharekas për këtë fitore. Urojmë që edhe në ndeshjen e kthimit FC Ballkani të realizojë fitore dhe të kalojë në rrethin e ardhshëm të garës elitare. Ju priftë e mbara”, ka shkruar FFK-ja.