Presidenti i FFK-së u uron mirëseardhje treshes së re të Kombëtares së Kosovës 

Presidenti i FFK-së u uron mirëseardhje treshes së re të Kombëtares së Kosovës 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, iu ka uruar mirëseardhje treshes së re të Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu

“Treshes së re të Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu i urova mirëseardhje! Djemtë, me dashuri të madhe për vendin e tyre, pranuan të luajnë për Kosovën. Këta futbollistë do ta përfaqësojnë fanellën dardane me krenari, dinjitet dhe përgjegjësi. Suksese, djem! Suksese, Kosovë!”, ka shkruar kreu i FFK-së në Facebook.