Presidenti i FFK-së takon ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë

Presidenti i FFK-së takon ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë

“Sot pata kënaqësinë të takoj ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Shkëlqesinë e Tij z. Mahmoud Thabit Kombo, një mik i sportit dhe ish-zv/ministër i Sportit në vendin e tij gjatë viteve 2006–2010”, ka shkruar në Facebook presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Ai ka theksuar se ministri Kombo gjendet për vizitë zyrtare në Kosovë, derisa takimi me të dëshmon për fuqinë që ka sporti për të ndërtuar ura miqësie ndërmjet vendeve dhe për rolin e rëndësishëm që luan diplomacia sportive në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe krijimin e miqësive të përjetshme.

“Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, i dhurova fanellën e Kombëtares së Kosovës, e cila është simbol i krenarisë sonë kombëtare dhe përfaqësimit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Ademi.