HomeSportPresidenti i FFK-së takon Infantinon, falënderon FIFA-n për përkrahjen ndaj Kosovës

Presidenti i FFK-së takon Infantinon, falënderon FIFA-n për përkrahjen ndaj Kosovës

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se në kuadër të Samitit Ekzekutiv të FIFA-s është takuar sërish me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes FIFA-s dhe Kosovës, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që futbolli kosovar ka marrë nga organizata më e lartë e futbollit botëror.

Ai ka shprehur mirënjohje për presidentin Infantino, duke theksuar afërsinë dhe përkushtimin që ai ka treguar ndaj Kosovës, FFK-së dhe futbollit kosovar në përgjithësi.

Ademi ka falënderuar gjithashtu FIFA-n dhe UEFA për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, duke theksuar se kjo ndihmë ka qenë e rëndësishme në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe në arritjen e sukseseve të reja.

“Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme edhe më të ndritur për futbollin e Kosovës”, ka shkruar Ademi.

Postimi i tij:

🇽🇰🤝🌍 Në kuadër të Samitit Ekzekutiv të Futbollit të FIFA-s, pata kënaqësinë të takohem sërish me presidentin Gianni Infantino.

Marrëdhënia e shkëlqyer e FIFA-s me Kosovën dhe mbështetja e vazhdueshme për futbollin tonë janë dëshmi e respektit që vendi ynë gëzon në familjen botërore të futbollit. Vlerësoj lart afërsinë dhe përkushtimin që presidenti Infantino ka treguar vazhdimisht ndaj Kosovës, FFK-së dhe ndaj meje personalisht.

Jam mirënjohës për mbështetjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që FIFA dhe UEFA i kanë dhënë futbollit të Kosovës ndër vite, duke na ndihmuar në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe sukseseve të reja.

🙌 Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme edhe më të ndritur për futbollin e Kosovës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...