Presidenti i FFK-së: Stërvitjet e Kombëtares po ecin shumë mirë dhe atmosfera brenda ekipit është fantastike
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth përgatitjeve që po bëhen për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, kundër Qipros dhe Lituanisë.
Ai tha se ato po ecin shumë mirë dhe gjithçka është në rrugën e duhur, dhe se atmosfera brenda ekipit është fantastike.
“Jemi të motivuar dhe të bashkuar për dy ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros. Uroj që t’i realizojmë dy fitore të reja. Me përgjegjësi dhe krenari, ka shkruar Ademi në Instagram.
Por, sot Ademi dhe Zhegrova u përqafuan duke shfaqur shenja se mes tyre ka përmirësime të raporteve.