Presidenti i FFK-së shtroi mbrëmë darkë për presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës

Presidenti i FFK-së shtroi mbrëmë darkë për presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës

Në prag të ndeshjes së ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, Kosovë-Islandë, mbrëmë presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka shkruar darkë për presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës, Thorvaldur Örlygsson dhe drejtorin teknik Jaki Sveinsson si dhe delegatin e ndeshjes së UEFA-s, Anthony Bloch nga Anglia.

Ai ka theksuar se takimet e tilla janë mundësi e mirë për të ndarë përvojat, për të diskutuar mbi zhvillimin e futbollit në vendet tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave.

“Jam i bindur se dy ndeshjet kundër Islandës do të jenë spektakël i vërtetë dhe do ta na dhurojnë emocione të pafundme të gjithëve! Forca Kosovë! 🇽🇰⚽🇮🇸🔥”, ka shkruar Ademi në Facebook.