Presidenti i FFK-së shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Xhevdet Abrashit 

Presidenti i FFK-së shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Xhevdet Abrashit 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka ngushëlluar familjen Abrashi me rastin e ndarjes nga jeta të Xhevdet Abrashit.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Xhevdet Abrashi, andaj në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.

“Xhevdeti ishte një figurë e shquar e futbollit mitrovicas dhe një emër i respektuar në të gjithë futbollin kosovar. Kontributi i tij si futbollist, trajner dhe mentor i shumë gjeneratave do të mbetet i pashlyeshëm. Përkushtimi dhe pasioni i tij për këtë sport ishin shembull frymëzimi për të gjithë”, është theksuar në telegramin ngushëllues të presidentit Ademi.

E nderuara Familje Abrashi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Xhevdet Abrashi, andaj në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Xhevdeti ishte një figurë e shquar e futbollit mitrovicas dhe një emër i respektuar në të gjithë futbollin kosovar. Kontributi i tij si futbollist, trajner dhe mentor i shumë gjeneratave do të mbetet i pashlyeshëm. Përkushtimi dhe pasioni i tij për këtë sport ishin shembull frymëzimi për të gjithë.

Në këto momente të dhimbjes, jemi pranë jush për ta përballuar këtë humbje të madhe, jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për komunitetin e futbollit në Kosovë.

Xhevdet Abrashi do të kujtohet gjithmonë si një njeri i urtë, i palodhshëm dhe këmbëngulës në arritjen e objektivave, si dhe një personalitet me vlera të larta intelektuale e humane.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së