Presidenti i FFK-së, pjesë e festës Gala të Federatës Gjermane të Futbollit, e uron Neuendorfin
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte pjesë e festës Gala të Federatës Gjermane të Futbollit, organizuar me rastin e shënimit të 125-vjetorit të saj në Leipzig.
“Në këtë përvjetor jubilar, në emër të komunitetit futbollistik të Kosovës, i shpreha urimet e mia presidentit Bernd Neuendorf dhe e përgëzova për punën e jashtëzakonshme që ka bërë ndër vite për zhvillimin e futbollit gjerman, duke i dhuruar Europës dhe botës momente të paharrueshme dhe frymëzuese në fushën e gjelbër! Gëzuar 125-vjetorin @dfb”, ka shkruar në Facebook kreu i FFK-së.