Presidenti i FFK-së në Mitrovicë, ofron mbështetje për çdo projekt zhvillimor dhe infrastrukturor
Në vazhdën e takimeve të fundvitit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sot ka vizituar regjionin e Mitrovicës.
“Me kënaqësi të madhe takova përfaqësuesit e klubeve dhe anëtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës. Diskutuam për sukseset e arritura dhe sfidat që na presin në të ardhmen”.
“FFK-ja do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për çdo projekt zhvillimor dhe infrastrukturor, duke qëndruar pranë klubeve dhe komunitetit të futbollit”.
“Ju përcolla urimet më të mira për Vitin e Ri, duke ju dëshiruar shëndet, suksese dhe arritje të mëtejshme”, ka shkruar Ademi në Facebook.