Presidenti i FFK-së: Lidhjet Rajonale të Futbollit janë shtylla e futbollit
Lidhja Rajonale e Futbollit e Pejës ishte e radhës që mbajti sot Kuvendin Zgjedhor.
Me 21 vota pro të delegatëve, Avdi Gashi u rizgjedh për një mandat të ri katërvjeçar në krye të LRFPJ-së.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Gashin për rizgjedhjen e tij, ndërsa delegatët e Kuvendit i ka falënderuar për unitetin e treguar drejt qëllimit të vetëm – zhvillimin e futbollit në rajonin e Pejës.
“Lidhjet Rajonale të Futbollit janë shtylla e futbollit, andaj bashkarisht do të vazhdojmë punët tona të përditshme drejt masovizimit dhe rritjes së futbollit, përmirësimit të kushteve të infrastrukturës, krijimit të kuadrove të reja dhe përkrahjes së talenteve”, ka theksuar presidenti Ademi.