HomeSportPresidenti i FFK-së, Agim Ademi, uron FC 2 Korrikun në përvjetorin e...

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, uron FC 2 Korrikun në përvjetorin e themelimit

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar FC 2 Korrikun me rastin e përvjetorit të themelimit të klubit, duke vlerësuar historinë dhe kontributin e tij në zhvillimin e futbollit kosovar.

Ademi theksoi se FC 2 Korriku mban me krenari emrin e 2 Korrikut 1990, datë që lidhet me Deklaratën Kushtetuese dhe që përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Gjatë vizitës, ai mori pjesë edhe në turneun e njomakëve, ku garuan klube nga të gjitha trojet shqiptare. Sipas tij, aktivitete të tilla shërbejnë për të bashkuar të rinjtë, për të krijuar miqësi dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet klubeve shqiptare.

Presidenti i FFK-së shprehu gjithashtu respekt për gjeneratat e futbollistëve që, në periudhat më të vështira të Kosovës, e mbajtën gjallë futbollin me sakrificë dhe përkushtim, duke theksuar se falë kontributit të tyre, të rinjtë sot kanë kushte shumë më të mira për zhvillimin e tyre sportiv.

Në fund, Ademi uroi FC 2 Korrikun për përvjetorin e themelimit, duke i dëshiruar suksese dhe vazhdimësi në misionin për edukimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...