HomeSportPresidenti i Fenerbahçes dënohet me mbi 2 vjet burg pas dyshimit për...

Presidenti i Fenerbahçes dënohet me mbi 2 vjet burg pas dyshimit për baste ilegale

spot_img

Presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran, është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg, pas një procesi gjyqësor lidhur me akuzat për baste të paligjshme.

Sipas mediave turke, vendimi i gjykatës vjen në një moment kritik për klubin e Stambollit, vetëm disa ditë para Mbledhjes së Jashtëzakonshme Zgjedhore të Asamblesë së Përgjithshme, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë, transmeton Klankosova.tv

Gjykata në Stamboll ka dënuar gjithashtu vëllain e Saranit, Alan Kenan, me të njëjtin dënim. Dyshja, e cila nuk ishte e pranishme gjatë seancës në Gjykatën Penale të Shkallës së Parë, u gjobit edhe me një shumë prej rreth 10 mijë eurosh secili.

Prokuroria e ndoqi çështjen pas një aktakuze që akuzonte grupin mediatik në pronësi të Saranit për transmetimin e reklamave të lojërave të fatit të paligjshme gjatë një ndeshjeje futbolli.

Përfaqësuesi ligjor i Federatës Turke të Futbollit kërkoi dënimin, ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan pafajësinë e të pandehurve. Pas shpalljes së vendimit, këshilltari ligjor i Saranit, Serdar Yigit, deklaroi se:

“Ne e mirëpresim vendimin për klientët tanë, drejtues të Saran Group, të cilët janë shpallur të pafajshëm. Vendimi ndaj z. Sadettin Saran dhe z. Kenan Saran nuk është i formës së prerë dhe do të shqyrtohet nga gjykatat më të larta pas ushtrimit të mjeteve juridike të ankimit.”

Vendimi ka shkaktuar një valë reagimesh në Turqi dhe pritet të ketë ndikim në situatën politike dhe sportive të Fenerbahçes në ditët në vijim.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...