Presidenti i Federatës zvicerane vjen për vizitë në Kosovë, e pret në takim presidenti Ademi
Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc dje dhe sot po qëndron për vizitë zyrtare në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku u prit nga presidenti Agim Ademi.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy federatave.
Gjatë takimit, presidenti Ademi dhe homologu i diskutuan mbi avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella, duke theksuar se raportet mes dy federatave janë në një nivel të shkëlqyeshëm.
Ndër temat e diskutimit ishte çështja e futbollistëve shqiptarë që luajnë në Zvicër, si dhe mundësitë e organizimit të ndeshjeve miqësore në vitin 2025.
Presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij dhe të FFK-së për vizitën e presidentit Blanc si dhe besimin se kjo vizitë do të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy federatave, duke pasur parasysh faktin se mërgata kosovare është një aset i rëndësishëm si për Kosovën, ashtu edhe për shtetin zviceran.