Presidenti i Federatës armene shtroi darkë për delegacionin e FFK-së

Presidenti i Federatës armene shtroi darkë për delegacionin e FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Armenisë, Armen Melikbekyan, ka organizuar mbrëmë darkë zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës, në prag të ndeshjes miqësore ndërmjet Armenisë dhe Kosovës, që zhvillohet të premten në Yerevan.

Në darkë ishin të pranishëm presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe Zv/drejtori Samir Ujkani.

Gjatë darkës, presidenti Melikbekyan uroi mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm për delegacionin e FFK-së në Armeni, ndërsa gjithashtu prezantoi historinë e futbollit të Armenisë, duke ndarë me mysafirët faktet dhe momentet më të rëndësishme të zhvillimit të futbollit në vendin e tij.

Në anën tjetër, presidenti Ademi tregoi rrugëtimin e futbollit kosovar në etapa të ndryshme dhe për projektet që është duke i zhvilluar FFK në përmirësimin e infrastrukturës.

Gjatë darkës u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy federatave në segmente të ndryshme.

Në fund të darkës, presidenti armen theksoi se në ndeshjen e nesërme pritet një atmosferë shumë e mirë, pasi pritet që në stadium të jenë mbi 10 mijë tifozë.

Delegacionet uruan për një lojë fer si dhe bënë shkëmbimin e dhuratave me veçoritë e dy vendeve respektive, një traditë kjo vazhdueshme në takimet zyrtare të kësaj natyre.