Presidenti i Bullgarisë nderohet me “Çelësin e Qytetit”

Presidenti i Bullgarisë nderohet me “Çelësin e Qytetit”

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka pritur në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, të cilin e nderoi me “Çelësin e Qytetit”.

“Një vizitë e rëndësishme që thekson thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona miqësore. Faleminderit Presidentit të Bullgarisë për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve tona diplomatike. Z. Radev i ka dyert gjithmonë të hapura në Prishtinë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.