Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit
Komuna e Deçanit përmes një seance solemne ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” për presidentin shqiptar, Bajram Begajn.
Në këtë ceremoni folën presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, më parë komuna njoftoi se në mbledhjen e mbledhja e IIl-të të Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, ishte miratuar vendimi për shpalljen “Qytetar Nderi” të Begajt.