Presidenti Ademi viziton Leposaviqin, sheh nga afër punimet në ndërtimin e Kompleksit Sportiv
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar Leposaviqin.
Ai pa nga afër përparimin e punimeve në ndërtimin e Kompleksit Sportiv dhe gjithashtu ka vizituar edhe stadiumin e Leshakut, që do të jenë nën mbikëqyrjen e FFK-së.
“Këto projekte do t’i shërbejnë komunitetit lokal dhe do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e talenteve të këtij rajoni. Ftoj të rinjtë dhe të gjithë dashamirët e futbollit të kësaj pjese të Kosovës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli. Së bashku, do të sigurojmë që fëmijët e të gjitha komuniteteve të kenë kushte të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre në futboll”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Ai shpreson se këto fusha do të fuqizojnë sloganet tona tashmë të njohura ‘Bashkë për Futbollin’ dhe ‘Futbolli na bashkon’.