Presidenti Ademi viziton Istogun, sheh nga afër fushën e re të futbollit
Pas Gjakovës dhe Deçanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka qëndruar në Istog, ku vëzhguar fushën e re dhe i ka uruar drejtuesit e FC Istogut për këtë projekt të rëndësishëm.
“Fusha në Istog u finalizua në përfundim të vitit që lamë pas si pjesë e iniciativës së FFK-së “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli””.
“Me projekte të tilla do të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti, me synimin për të krijuar kushtet e volitshme për talentet e futbollit kudo në vendin tonë”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.