Presidenti Ademi viziton fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”: Tani ajo është në gjendje të mirë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka vizituar sot stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ademi ka paralajmëruar përmirësime të mëtejme, në fushën e stërkritikuar.
Ai theksoi se këto përmirësime do të vijnë menjëherë pas ndeshjes së Kosovës U21 dhe asaj A, që i zhvillojnë këtë muaj.
“Sot vizitova fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova – Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova – Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka shkruar Ademi në Instagram.