
Presidenti Ademi uron për fitore vajzat e Kombëtares U16
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, u ka uruar vajzave tona të Kombëtares U16 fitoren e jashtëzakonshme ndaj Estonisë 5:3, në ndeshjen hapëse të turneut zhvillimor të UEFA-s.
“Me zemër të madhe e karakter të fortë vashat dardane ia dolën të përmbysin rezultatin dhe të tregojnë vlerat e tyre, edhe pse me një lojtare më pak në fushë nga minuta e 16-të”.
“Krenar me paraqitjen tuaj dhe punën e palodhshme të stafit të trajnereve”.
“Uroj që edhe në ndeshjet e ardhshme kundër dy kundërshtarëve me emër si Sllovakia e Islanda të keni paraqitje dinjitoze. Forca Dardane! 🇽🇰”, ka shkruar Ademi në Facebook.