Presidenti Ademi uron FSHF-në për organizimin e eventit “Topi i Artë”!

Presidenti Ademi uron FSHF-në për organizimin e eventit “Topi i Artë”!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka përgëzuar Armand Dukën dhe ekipit të tij për punën e shkëlqyer në përzgjedhjen e më të mirëve të vitit në futbollin shqiptar.

Gjithashtu ka përgëzuar futbollistët dhe futbollistet e përzgjedhur!

“Uroj që ky vlerësim t’ju shërbejë si motiv shtesë për të punuar më shumë dhe si shembull frymëzues për të rinjtë dhe të rejat që ëndërrojnë të ecin në këtë rrugë. Kisha gjithashtu kënaqësinë të takoja këngëtaren e madhe shqiptare, Ana Oxa, e cila gjithmonë ruan krenarinë për origjinën e saj shqiptare. Patriotizmi dhe dashuria e saj për atdheun duhet të jenë një shembull frymëzues jo vetëm për artistët, por edhe për sportistët tanë”, ka shkruar Ademi në Facebook.