HomeAktualePresidenti Ademi uron fillimin e sezonit të ri: Ta bëjmë çdo edicion...

Presidenti Ademi uron fillimin e sezonit të ri: Ta bëjmë çdo edicion më të mirë se ai paraprak

spot_img
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar klubet, futbollistët dhe gjithë komunitetin e futbollit për nisjen e edicionit të ri 2026/27, shkruan Rekordi.net.
Në mesazhin e tij me rastin e fillimit të kampionatit, Ademi ka theksuar se futbolli kosovar po kalon nëpër një proces të vazhdueshëm zhvillimi, me përmirësime në organizimin e klubeve, infrastrukturë dhe krijimin e kushteve më të mira për futbollistët.
Ai ka vlerësuar se ngritja e standardeve kërkon angazhim të përbashkët të të gjithë aktorëve të futbollit, duke përfshirë klubet, futbollistët, trajnerët, gjyqtarët, mediat dhe tifozët.
Sipas Ademit, respektimi i “fair-play”-it dhe krijimi i një atmosfere pozitive në stadiume duhet të jenë pjesë e rëndësishme e çdo ndeshjeje.
Presidenti i FFK-së ka veçuar edhe investimet në infrastrukturën sportive, përfshirë projektin e ndriçimit të stadiumeve, që sipas tij synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e ndeshjeve dhe për tifozët.
Ademi ka bërë thirrje që stadiumet të jenë ambiente ku mbizotërojnë spektakli sportiv, respekti për kundërshtarin dhe mbështetja korrekte e ekipeve.
Në fund, ai ka uruar të gjitha klubet për një sezon të suksesshëm, me garë të fortë, spektakël në stadiume, respekt dhe sa më pak lëndime për futbollistët.
“Ambicia jonë e përbashkët duhet të jetë e qartë: ta bëjmë çdo edicion më të mirë se ai paraprak dhe ta çojmë futbollin e Kosovës, hap pas hapi, drejt standardeve më të larta evropiane”, ka theksuar Ademi.
Postimi Ademit:

Urime edicioni i ri i futbollit 🇽🇰🎉

Sot hapet perdja e edicionit të ri të futbollit në Kosovë. Çdo fillim sezoni është një moment për të parë se ku kemi qenë, ku jemi dhe, mbi të gjitha, ku duam të shkojmë.

Futbolli i Kosovës po rritet. Klubet po bëhen gjithnjë e më të organizuara, po investohet në infrastrukturë, po krijohen kushte më të mira për futbollistët dhe po zgjerohet hapësira për zhvillimin e futbollit të vajzave dhe kategorive të reja. Edhe sfidat janë më të mëdha, sepse standardet janë shumë më të larta se ato të dikurshme.

Si Federatë, përgjegjësia jonë është të krijojmë kushtet dhe një mjedis ku gara zhvillohet drejt, profesionalisht dhe me “fair-play”. Por zhvillimi i futbollit është një përgjegjësi që kërkon angazhimin e të gjithë komunitetit të futbollit: klubeve, futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, mediave dhe tifozëve. Secili, në rolin e vet, ka përgjegjësinë të kontribuojë në ngritjen e standardeve dhe kulturës së futbollit tonë.

Jo më kot thuhet se tifozët janë lojtari i 12-të. Mbështetja e tyre duhet të jetë gjithmonë në shërbim të ekipit të zemrës dhe futbollit. Si Federatë, përmes projektit të ndriçimit të stadiumeve, jemi përkujdesur të krijojmë kushte edhe më të favorshme për zhvillimin e ndeshjeve dhe për tifozët. Prandaj, stadiumet tona duhet të jenë arena të spektaklit sportiv, ku fitohet e humbet me dinjitet, ku kundërshtari respektohet dhe ku pasioni shndërrohet në atmosferë.

Ambicia jonë e përbashkët duhet të jetë e qartë: ta bëjmë çdo edicion më të mirë se ai paraprak dhe ta çojmë futbollin e Kosovës, hap pas hapi, drejt standardeve më të larta evropiane.

Sot përveçse nis një tjetër edicion garues, bashkë me të fillon edhe një mundësi e re për të dëshmuar se futbolli ynë po bëhet gjithnjë e më profesional, më konkurrues dhe më i respektuar.

Në këtë fillim të edicionit të ri, uroj të gjitha klubet për një sezon të suksesshëm, me garë të fortë, sa më shumë spektakël në stadiume, “fair-play” dhe, mbi të gjitha, sa më pak lëndime për futbollistët.

Urime edicioni 2026/27!

Qoftë një sezon i mbarë për futbollin e Kosovës. 🇽🇰⚽️

#BashkëPërFutbollin #MeFutbollinPërKosovën

 

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...