Presidenti Ademi uron FC Suhareka për trofeun e kampionit të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi A
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC Suhareka për trofeun e kampionit të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi A.
“Urime FC Suhareka për triumfin e madh! Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë dhe inkuadrimi në AlbiMall Superligë është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin tuaj. Përkushtimi dhe puna e palodhur e drejtuesve, stafit të trajnerëve dhe futbollistëve tuaj është një shembull frymëzues për të gjithë”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Ai ka uruar që në edicionin e ardhshëm “të vazhdoni të shkëlqeni dhe t’i sjellni vlera shtesë AlbiMall Superligës. Mirë se vjen në elitën e futbollit kosovar! Urime Suharekë!”, ka shkruar presidenti Ademi.