Presidenti Ademi uron FC Prishtina për titullin kampion në Superligën U17

Presidenti Ademi uron FC Prishtina për titullin kampion në Superligën U17

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka përgëzuar skuadrën e grupmoshës nën 17-vjeç të FC Prishtina për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës U17.

“Ky sukses i arritur katër xhiro para përfundimit të kampionatit dëshmon punën e kësaj skuadre dhe përkushtimin drejt arritjes së këtij objektivi. Përgëzoj futbollistët e rinj prishtinas, trajnerin Jeton Berisha dhe stafin e klubit bardhekaltër për këtë arritje dhe për një edicion të jashtëzakonshëm”, ka thënë Ademi në urimin e tij.

Ai ka thënë se FFK-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit të futbollit të grupmoshave, që është baza e një të ardhmeje të ndritur për futbollin tonë.

“Urime titulli i kampionit dhe shumë suksese në të ardhmen!”, ka shkruar Ademi në Facebook.