Presidenti Ademi uron FC Prishtina 01 për triumfin në finalen e Kupës në futsall

Presidenti Ademi uron FC Prishtina 01 për triumfin në finalen e Kupës në futsall

FC Prishtina 01 është fituese e Kupës së Kosovës në futsall për herë të tretë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC Prishtina 01 për triumfin në finalen e Kupës së Kosovës në futsall.

“Urime FC Prishtina 01 për triumfin në finalen e Kupës së Kosovës në futsall! Përgëzoj të dyja ekipet, FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni për një finale mbresëlënëse e dramatike, ku fituesi u përcaktua vetëm në sekondat e fundit të vazhdimeve (3:2). Suksesi i tretë radhazi i FC Prishtina 01 në këtë garë tregon përkushtimin, organizimin e mirë dhe punën e palodhshme të të gjithëve që janë pjesë e këtij ekipi. Urime e suksese të mëtutjeshme!”, ka shkruar në “Facebook” presidenti Ademi.