Presidenti Ademi uron djemtë e Kombëtares U15 për triumfin në turneun e UEFA-s në Maltë
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar djemtë e Kombëtares U15 për triumfin në turneun e UEFA-s në Maltë.
“Kombëtarja e Kosovës për grupmoshën nën 15 vjeç, në turneun “UEFA Development” të organizuar në Maltë, nën drejtimin e trajnerit Ilir Nallbani dhe stafit të tij, tregoi performancë të shkëlqyer duke triumfuar në të gjitha ndeshjet ndaj Estonisë, Gjibraltarit dhe Maltës, duke e përmbyllur turneun në pozitën e parë”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Ai ka përgëzuar të gjithë futbollistët për angazhimin, disiplinën dhe shpirtin luftarak në fushë, duke përfaqësuar me krenari fanellën dardane.
“Ky sukses është një dëshmi e potencialit të tyre të jashtëzakonshëm dhe i inkurajoj që të vazhdojnë të ndjekin ëndrrat e tyre në futboll. Urime nga zemra dhe shumë suksese në të ardhmen! Forca Kosovë! ⚽️🇽🇰”, ka shkruar Ademi.