
Presidenti Ademi uron Dardanet U19, ky është mesazhi i tij
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës U19, e cila e ka përmbyllur me tri fitore fazën e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2025 në Ligën B, duke e siguruar kalimin në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.
“Pas fitoreve ndaj Maltës (6:0) dhe Kazakistanit (2:1), vajzat dardane të udhëhequra nga Albina Rrahmani kanë triumfuar edhe në ndeshjen e tretë kundër Letonisë (4:0), duke e përmbushur objektivin e kësaj faze. Përgëzoj vajzat për paraqitjen e mirë në këtë cikël kualifikues dhe stafin e trajnereve, me shpresë se përvoja e fituar do t’u shërbejë për ciklin e ardhshëm kualifikues në Ligën A, ku i presin sfida shumë më të vështira e më të forta”, ka shkruar Ademi në Facebook.