Presidenti Ademi thekson të arriturat dhe planet e FFK-së karshi Lidhjeve Rajonale të Futbollit

Presidenti Ademi thekson të arriturat dhe planet e FFK-së karshi Lidhjeve Rajonale të Futbollit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, mori  pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës.

Në këtë kuvend me vota unanime Ismajl Ajeti u rizgjedh për një mandat të ri katërvjeçar në krye të LRFP-së.

Ademi ka shkruar në Facebook se në punimet e këtij kuvendi morën pjesë 23 delegatë, derisa delegati i FC 2 Korriku dhe ai FC Ulpiana munguan me arsye.

Gjatë adresimit të tij, presidenti Ademi ka theksuar të arriturat e përbashkëta si dhe planet të cilat i ka FFK karshi Lidhjeve Rajonale të Futbollit, e në veçanti në këtë rast të LRFP-së, si lidhja rajonale më masovike.

“E urova kryetarin Ismajl Ajeti për rizgjedhjen në këtë pozitë me vota unanime, teksa i përgëzova delegatët e LRFP-së për kompaktësinë dhe unitetin e treguar për punën e përbashkët në zhvillimin e futbollit”.

“Përkushtimi ynë për reforma, përmirësim të kushteve të infrastrukturës si dhe për edukim të kuadrove të reja të futbollit në çdo cep të vendit do të vazhdojë edhe në vitet në vijim”, ka shkruar Ademi në Facebook.