Presidenti Ademi takon sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, njeriun që dhuroi programin digjital të kësaj federate për FFK-në.
“Ky program implementohet në FFK, në Lidhjet Rajonale dhe në klube. Ky sistem digjital do të përmirësojë komunikimin dhe do të lehtësojë procedurat administrative në futboll”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Presidenti Ademi ka theksuar se i ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të komunitetit të futbollit për këtë mbështetje të çmuar dhe e ka falënderuar Federatën e Arabisë Saudite për angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në Kosovë.