Presidenti Ademi takon legjendat e futbollit

Presidenti Ademi takon legjendat e futbollit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në mesin e disa takimeve të nivelit të lartë në Bullgari, ka takuar edhe dy legjendat e futbollit botëror, Youri Djorkaef dhe Houssine Kharja.

“Kënaqësi të jem në mesin e legjendave të futbollit, Youri Djorkaef dhe Houssine Kharja. Diskutuam rreth idesë që me rastin e inaugurimit të Kampit Nacional të FFK-së të organizohet një ndeshje e veçantë mes Yjeve Legjenda të FIFA-s dhe UEFA-s. Një ndeshje e tillë do të bashkojë emra të mëdhenj të futbollit botëror në kryeqytetin tonë dhe do të shërbejë edhe si promovim për vendin tonë. Djorkaeff e mirëpriti këtë ide dhe u dakordua që ta përfshijë atë në programin e tyre. Data e këtij eventi të përcaktohet ndërkohë, pasi gjithçka varet nga ecuria e përfundimit të punimeve në kamp”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.